Treg

Bankat e nisin vitin me fitim

Të dhnënat e Bankës së Shqipërisë për muajin prill tregojnë se për katër muajt e parë të vitit sistemi bankar ka fituar afërsisht 6 miliardë lekë pa patur ndonjë ndryshim të konsiderueshëm me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e BSH-së tregojnë se përfitueshmëria e sektorit bankar ka rënë në 12.1%, nga 12.4% për të njëjtën periudhë të një viti më pare në kuptimin e kthimit të kapitalit.
Rezultatet e secilës prej 13 bankave janë të disponueshme për tremujorin e parë të vitit dhe janë pozitive për shumicën për 12 prej tyre.

Rezultati i bankave sipas për tremujorin e parë ishte 5 miliardë lekë pozitive. Kurse ProCredit Bank rezulton ta ketë mbyllur tremujorin e parë me humbje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë