Treg

Banka më e rëndësishme e kredisë hipotekore në SHBA drejt falimentimit

Telashet në bankën njujorkeze ”New York Community Bancorp”, NYCB, po përkeqësohen.

Një ditë më parë, banka e bazuar në Long Island, nxorri dhjetëra njoftime që frikësuan investitorët, të cilët prej kohësh ishin të shqetësuar për humbjet e vazhdueshme të bankës.

NYCB emëroi dhe një drejtor të ri brenda pak orësh.

Më shqetësuese ishte ajo shtoi në raportet e saj se menaxhimi "identifikoi dobësi materiale në kontrollet e brendshme të kompanisë në lidhje me rishikimin e kredisë". Banka ia atribuoi problemet "mbikëqyrjes joefektive, vlerësimit të rrezikut dhe aktiviteteve të monitorimit".

Kredidhënësi po përballet dhe me një pagesë 2.4 mld dollarëshe për letra me vlerë të blera në të shkuarën, që tashmë janë zhvlerësuar dhe tha se do të publikojë me vonesë raportin vjetor të 2023-shit, sepse ende po kryen kontrolle të brendshme.

Në pak orë, aksionet e NYCB ranë me 20% dhe janë 53% më të ulëta se një vit më parë.

Telashet vijnë një vit pasi pasi NYCB bleu asetet e Signature Bank, e cila falimentoi menjëherë pas shpërthimit të Silicon Valley Bank. Blerja e bëri NYCB e bëri atë aq të madhe sa asetet e saj arritën në vlerën e 100 mld dollarëve, duke e ekspozuar atë ndaj rregullatoreve më të ashpra.

Problemet e NYCB-së vëzhgohen nga afër sepse është kompania mëmë e Flagstar Bank - një nga huadhënësit më të mëdhenj rajonalë në SHBA - dhe huadhënësi i dytë më i madh i vendit në sektorin e pronave familjare.

Siç shpjegoi muajin e kaluar Theron Mohamed i BI-së, çështjet e NYCB kanë shkaktuar shqetësime se kreditë dhe asetet e saj në sektorët e pasurive të paluajtshme janë në kohë të vështira. /BusinessInsider


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë