Para

Banka e Shqipërisë, monedhë përkujtimore për Nënë Terezën

Banka e Shqipërisë në përvjetorin e tretë të shenjtërimit të Nënë Terezës e përkujton nëpërmjet monedhës së kushtuar asaj.

Monedha është emetuar në vitin 2012 dhe vlera emërore është 200 lekë.

Pamja ballore bart një pëllumb në fluturim që simbolzon paqen. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës.

Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve. Monedha përmban edhe portretin e saj, si dhe vitin e lindjes e të vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë