Para

Banka e Shqipërisë licencon dy subjekte për transaksione dhe emetime të parasë elektronike

Banka e Shqipërisë ka licencuar dy institucione financiare jo banka për të operuar në tregun e parasë elektronike dhe për t’i emetuar ato në para tradicionale. Institucionet janë “Rubicon sh.a” dhe “Velox Pay”.

Dy kompanitë do të kenë për detyrë shërbimin e depozitimit të parave, transaksionet, dërgesa dhe emetime. Këto janë dy licencat e para që Banka jep në tregun e parasë elektronike, përfshirë monedhat digjitale dhe po ashtu hapat e parë drejt centralizimit të saj.  

Ndër vendimet tjera  të Këshillit Mbikëqyrës, është rishtypja e monedhës metalike nga fillimi “10 lekë”  dhe rishtypje e kartëmonedhës “5.000 lekë”, si ajo e 2017-s.

Gjithashtu, Këshilli i BSH-së ka vendosur të ndalojë përsëri shpërndarjen e fitimit të bankave tregtare deri më 31 dhjetor 2022.

Ndërkohë në hyrje të vitit 2022,  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi rregulloren për tregjet financiare elektronike, nga ku subjektet e interesuara mund të merrnin licenca sipas 3 kategorive.

AMF mund të japë për bursat DLT licenca të kategorisë A, ku mund të tregtohen vetëm token digjital shërbimesh, token digjital asetesh dhe token digjital pagesash; licenca të kategorisë B, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategorinë A, mund të tregtohet gjithashtu para FIAT dhe monedha virtuale; licenca të kategorisë C, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategorinë A dhe B, mund të tregtohen gjithashtu edhe token digjital të titujve. Bursa DLT ndalohet të kryejë tregtim për llogari të vet dhe tregtim bazuar në parimin e përputhshmërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë