Para

Banka e Shqipërisë bleu 10 mln euro në treg. Monedha vazhdon të jetë në nivele të ulëta

Nga Gazeta ‘SI’ - Banka e Shqipërisë ka zhvilluar operacionin e radhës të ndërhyrjes në tregun e valutës, duke blerë 10 mln euro, me një kurs mesatar 116.66 lekë.

Ankandi i zhvilluar të hënën e 5 dhjetorit është i parafundit për këtë vit, që pritet të plotësojë shumën e synuar të blerjeve nga BSH, 140 deri 200 mln euro.

Qëllimi i Bankës kur ndërhyn në tregjet valutore, është të stabilizojë kursin e këmbimit dhe të shmangë çrregullimet e tregut valutor, që në këtë rast monedha euro në vend është zhvlerësuar dhe t’i shtojë ato në rezervën valutore të bankës.

Kjo ndërhyrje nuk duket të ketë ndikuar në nivelin e euros, e cila ditën e blerjes këmbehej me 116.54 lekë, që në fakt është niveli më i ulët i euros që nga muaji nëntor kur luhatjet ishin më të rralla dhe ajo pati nisur stabilizimin, edhe në tregjet e jashtme. Sot 6 dhjetor, euro këmbehet me 116.57 lekë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ripërsëriti dje se euro vazhdon të jetë e ulët përshkak të mbiçmimit të lekut dhe rritjes së qarkullimit të saj në treg nga turizmi e investimet e huaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë