Ekonomi

Banka Botërore tkurr rritjen ekonomike: Shqipëria 3,6 %

Të dhënat e Ministrisë së Financave qenë shumë optimiste për rritjen ekonomike gjatë 2018-ës.

Tremujori i tretë ka regjistruar një rritje prej 4,45 % dhe nëntëmujori i parë i vitit 4,35 % sipas të dhënave zyrtare.

Por projeksionet e Bankës Botërore për ekonominë globale i tkurrin këto shifra optimiste dhe shpresëdhënëse për ekonoinë shqiptare dhe ekonominë globale në tërësi për shkak të zhvillimeve të ndryshme në botë dhe në rajonet e ekonomive respektive.

Në raportin e publikuar për projeksionet e ekonomisë globale në horizontin kohor 2018-2021, ekonomia shqiptare është rishikuar lehtë. Megjithatë nuk ka vend për shumë optimizëm.
Ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet në rreth 3.6 për qind në 2019, ndërsa 2018- mbyllet me 4% sipas Bankës Botërore. Dhe 2020 - 2021 mbyllen me një Prodhim të Brendshëm bruto prej 3,5%.

Për Bankën Botërore, rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbështetet gjithnjë e më shumë në konsumin privat, i nxitur nga rritja e të ardhurave nga punësimi, dhe në eksportet neto, të nxitura nga rritja e kërkesës së huaj dhe rritja e aksesit në treg. Në rritjen ekonomike do të kontribuojnë gjithashtu dhe investimet publike dhe private, pasi qeveria po vijon të investojë në infrastrukturë dhe mjedisi i biznesit po përmirësohet.

Në rajon, Kosova dhe Shqipëria vlerësohen si dy ekonomitë me rritjen më të shpejtë këtë vit, respektivisht 4,5% dhe 3.6%. Kurse ekonomia me rritjen më të dobët parashikohet ajo e Malit të Zi, me një normë në 2.8%.

Në raportin e publikuar dje nga Banka Botërore, vihet re se, projeksionet për Kosovën, bien me 0.6 pikë përqindje për 2018, dhe me nga 0.3 pikë përqindje për 2019-ën dhe për vitin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë