Menaxhim

Banka Botërore i propozon Shqipërisë dhënien me koncesion të transportit publik

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një raport dedikuar Shqipërisë, Banka Botërore propozon dhënien me koncesion të transportit publik.

BB sugjeron që Shqipëria të aplikojë modelin e koncesionit ku ofruesit paguhen në bazë të treguesve të shërbimit të ofruar (kontrata të bazuara në performancë), duke synuar përmirësimin e shërbimit dhe përshpejtimin e kalimit në autobusë elektronikë.

Qëllimi i raportit është t’i ofrojë Shqipërisë një “recetë” se si të adaptohet me ndryshimet klimatike dhe të fokusohet në zgjidhet “green”, të gjelbërta.

Lidhur me këtë, Banka propozon vendosjen e një takse për mjetet sipas nivelit të karbonit, me qëllim rritjen e përdorimit të mjeteve të pastra. Po ashtu, thekson se duhet të vendoset detyrim ligjor që flotat e autobuzëve, taksive të jenë elektrike.

Ndër të tjera, BB thotë se Shqipërisë i duhet një riformim i ndërmarrjeve shtetërore të transportit teksa rikthekson nevojën për të zhvilluar pjesëmarrjen e sektorit privat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë