Rend dhe Ligj

Banda e Kukësit, gjykata lë në burg 16 prej të arrestuarve

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën e sigurisë për 17 personat e arrestuar pas aksionit të djeshëm anti-drogë, që u zhvillua në disa qytete të vendit.

Mësohet se gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 16 të arrestuarit, ndërsa një tjetër e ka lënë në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, Prokuroria e Kukësit kërkoi transferimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Grupi kriminal funksiononte prej dy vitesh, ndërsa sigurinë për kultivimin e kanabisit e merrte nga polici i zonës.

Gjatë aksionit policor u arrestuan edhe dy efektivë policie, për të cilët pritet të jepet masa e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë