Keshilla

Bananet të pasura me minerale – Luftojnë disa sëmundje

Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza. Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin e stomakut dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një studim, u vërejt se një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme aciditetin e stomakut.

Kaliumi ndihmon në tkurrjen e muskujve, rregullimin e lëngjeve dhe mbajtjen e balancës së mineraleve në organizëm. Një dietë e pasur me kalium ndihmon në zbutjen e mureve të enëve të gjakut dhe në uljen e presionit të gjakut.

Rritja e konsumit të kaliumit duke reduktuar konsumimin e natriumit mund të zvogëlojë rrezikun për ndonjë sulm të mundshëm dhe mund të ulë shanset e sëmundjeve të zemrës, sipas studimit të publikuar në “Journal of the American College of Cardiology”. Disa nga pasojat e mungesës së kaliumit në organizëm janë: Jeni gjithmonë të lodhur. Ndjeheni të zbehur dhe të trullosur. Keni tension të lartë të gjakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë