Lajme

Balluku: Limitet u kapërcyen, koncesionari prishi imazhin e vendit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku, pas kthimit nga Berlini ka dalë në një deklaratë për shtyp mbi shkaqet dhe masat pas aktit kriminal në aeroportin “Nënë Tereza”, ku u grabitën 10 milionë euro.
“Për shkak të vizitës zyrtare në Berlin e kam pasur të pamundur komunikimin ju. Masat nga korriku 2016 pas grabitjes së parë kanë rënë në vesh të shurdhur.
Masat e marra kanë qenë për të kaluar radhën. Detyrat që i janë dhënë konçesionarit kanë shkuar në vesh të shurdhër, masat kanë qenë të pamjaftueshme.
Për të disatën herë keqbërës hyjnë në aeroport dhe thyejnë sigurinë. Çfarë kushtesh ka plotësuar kompania?”, tha Balluku.
Ministrja deklaroi se tashmë do të merren masa të forta sepse limitet janë kapërcyer dhe se kjo kompani ka dëmtuar imazhin e vendit tonë.
“I vetmi investim që kompania ka për zemër janë parkingjet. Cilat kushte ka përmbushur konçesionari kinez? Ne kemi pasur dialog. Ju keni cenuar sigurinë, keni prishur imazhin. Tani boll më”, deklaroi ministrja Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë