Lajme

Balluku: S’ka dëmtime strukturore, verifikim 500 banesave e më pas dëmshpërblim

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku zhvilloi një takim me inxhinierët që do të angazhohen në terren për verifikimin e banesave që janë deklaruara si të prekura nga tërmeti i i fuqishëm rënë të shtunën në zonën e Durrësit dhe Tiranën. Balluku theksoi se fatmirësisht tërmeti nuk shkaktoi dëme në njerëz, por edhe është konstatuar nga verifikimi paraprak se dëmet në godina nuk janë strukturore, por vetëm në rifinitura (suvato e pallateve) dhe se nuk përbëjnë një problem serioz.
“Numri i inxhinierëve që na keni vënë në dispozicion është 47, nga FSHZ 26 dhe të gjithë stafet inxhienierike të Institutit të Ndërtimit. Do t’i kërkojmë edhe Fakultetit të Inxhinierisë mund të vijnë në suportin tonë, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit. Duam të kemi për sigurinë e ndërtesa. Një ndërtesë nga Astiri që pati alarm te banorët e identifikuam se si ishte situata. Ka probleme të suvasë dhe jo në konstruksion, e njëjta gjë edhe në 6 pallatet në Kombinat e rezulton se dëmtimet janë të lehta dhe jo goditje në konstruksion. Në të gjitha zonat në Durrës dhe Tiranë dhe janë identifikuar banesat”, theksoi Balluku.
Ministrja i kërkoi përfaqësuesve që do të marrin përsipër konstatimin e tyre në terren që të luajnë edhe rolin e psikologut për të qetësuar njerëzit nëse godinat e tyre nuk kanë asnjë problem. “Jemi me fat nuk kemi pasur viktima, jemi me fat se s’kemi pasur dëme të mëdha, por sic thotë Rama çdo dëm është shumë i madh për këto familje. Do jetë një punë impenjative. Dje kemi qenë në terren që kur gdhiu dita deri në mesnatë, keeshtu do jemi deri sa të përfundojmë aktin e fundit te verifikimit për çdo banesë, akt verifikimi që i jep sigurinë njerëzve për të hyrë në ndërtesa më pas do kalojmë në aktet e vlerësimit se shteti do marrë përsipër të gjithë dëmshpërblimin”, tha ministrja.
Ndërsa shtoi se të gjitha akset rrugore në vend janë të aksesueshme, përfshirë edhe zonat ku aktiviteti sizmik ishte i lartë.

Ministrja Balluku në takimin e sotëm


“Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha akset rrugore janë të aksesueshëm, përfshirë edhe ato zona që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Ujësjellësat janë të gjithë funksionalë. Portet dhe aeroporti i Shqipërisë kryejnë funksionet me normalitet të plotë. Kryeministri Rama ka treguar së bashku me qeverinë e tij se ka aftësi manaxheriale si ai dhe qeveri jonë dhe kemi performuar në mënyrën më të mirë dhe sot po marrim masa për zgjidhjen e situatës. Kryeministri Rama ka menaxhuar më së miri këtë emergjencë civile. Aktet e verifikimit duhen mbyllur sa më shpejt për 500 ndeertesat e deklaruara me pasoja nga teermeti e me pas të vazhdojmë me aktet e vlerësimit. Jemi me fat sepse nuk kishte viktima. Kemi kërkuar ndihmën e inxhinierëve të nderuar”-tha Balluku.
Ministrja nuk ngurroi që t’i përgjigjej edhe akuzave të opozitës se kryeministri është larguar nga vendi drejt SHBA-së. “Kryeministri ka qenë në krye të detyrës, qeveria e ka përballuar mirë situatën, dhe se në krye të punës. Ama u kthye nga një udhëtim shumë i rëndësishëm pasi u njoftua. Rama ka detyrë të përfaqësojnë shtetin në OKB dhe të kryejë takime të tjera të rëndësishme. Ai ka qenë në krye të operacioneve të orëve të para. Kemi performuar në mënyrën më të mirë dhe sot po marrim masat. Në krye të qeverisë në momentin që Rama ndodhet SHBA, ndodhej zv/ kryeministri, që është atje në terren. Të gjithë jemi në terren. Sqaroj edhe njëherë të gjithë ata që hedhin atë apo krijojnë konfuzion si ata mbrëmë në kurriz të fëmijëve, grave dhe pleqve”, theksoi Balluku.
Drejtori i Institutit të Ndërtimit Hysenlliu sqaroi më tej si do të bëhet vlerësimi i qëndrueshmërisë. "Instituti i Ndërtimit ka organizuar stafet e veta. Pjesa e banesave të dëmtuara nga tërmeti është e madhe. Testi i tërmetit që ndodhi ishte tepër i madh dhe tregoi se kemi punuar me përgjegjësi të madhe si ndërtues. Do të bëjmë vlerësimin dhe qëndrueshmërinë e objektit pas tërmetit. Ne do të presim secilin për të dhënë vlerësimin e duhur dhe përvojën me këtë akt ekspertize që do të kryejmë. Shtrirja e tërmetit është goxha e madhe. Është prishur standardi i jetesës, por jo qëndrueshmëria e banesave. Do caktojmë njerëz me programe të shpejta dhe të sakta" tha ai. Mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura ku janë ndarë grupet e inspektimit që do të dalin të verifikojnë në terren banesat e deklaruara si të dëmtuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë