Menaxhim

Balluku: Ka përfunduar studimi për familjet që preken nga fasha 800KWh dhe çmimin që do të faturohen. Pritet vendimi me KM

Nga Gazeta 'SI' - Ministrja e Energjië, Belinda Balluku, tregoi se tashmë ka mbaruar studimi i ndikimit që do të ketë vendosja e fashës energjitike në vend, sa familje preken dhe se do të jetë çmimi për to, por pa dhënë detaje të tjera.

Ministrja Balluku në konferencën e mbledhjes së qeverisë, shtoi se nuk ka ende një vendim final nga Këshilli i Ministrave, por se synohet një zgjidhje që do të optimizojë financat e sektorit energjitik dhe të mbrojë konsumatorët, brenda fashës së 800 kilovatorëve.

“Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për Mwh. Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur, megjithatë fasha 800 kw disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit, por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që ka një familje sa i përket energjisë elektrike dhe pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”,- mbylli fjalën e saj, ministrja Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë