Lajme

Balluku i prezanton Bankës Botërore projektin “Trafic Management Center”

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një vizite në selinë e Bankës Botërore në Uashington ka prezantuar projektin më të ri që u kërkua të mbështetet nga Banka Botërore, “Trafic Management Center”.

Projekti parashikon ngritjen e një qendre kontrolli, e cila do të menaxhojë aspektin e sigurisë rrugore, por edhe kapacitetet përpunuese të trafikut në të gjithë rrjetin e akseve rrugore shqiptare.

Ky projekt parashikon gjithashtu krijimin e vizibilitetit përmes kamerave CCTV, në çdo kënd të akseve rrugore. Po ashtu parashikohet ngritja e një sistemi komunikimi përmes radios, e cila prevalon në rast njoftimesh për aksidente apo njoftime të tjera të rëndësishme dhe ndërhyn me prioritet në radiot e drejtuesve të automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë