Lajme

Balluku: Do të ngrijmë kontratat jooperative të HEC-eve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se do të ngrihen të gjitha kontratat jooperative, deri në përfundim të procesit të skanimit. Ajo u shpreh se vetëm 96 kontrata për HEC-et janë operative momentalisht.
“Vetëm 96 kontrata për HEC-et të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një procesi skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licencuar”, deklaroi ministrja Balluku.
Ministrja sqaroi se procesi do të bazohet në dy kritere, nëse kompanitë e licencuara i kanë përmbushur kushtet teknike dhe afatet kohore si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore.
Balluku u shpreh më tej se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të bashkëpunojë me atë të Mjedisit për të mos lejuar përsëritjen e situatave të këtij lloji. Ajo tha se së bashku me ministrin Blendi Klosi do të trajtohet edhe rasti i Gramshit, me synimin për të zhvilluar një platformë diskutimi me banorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë