Lajme

Ballsh, digjet makina e nënkryetarit të bashkisë

Një makinë tip BMV, në pronësi të nënkryetarit të Bashkisë së Ballshit, Haredin Seranaj, është djegur rreth 02:35 të mëngjesit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e banesës së tij.

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë