Futboll

Ballkani shpërdoron shumë raste, humb në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Astanës

Gazeta Si – Pas asaj fitoreje ndaj Dinamos së Zagrebit pritej që Ballkani të arrinte një tjetër sukses në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por nuk ndodhi kështu. Kampionët e Kosovës janë mundur 1-2 nga kazakët e Astanës në ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Konferencës.

Duhet theksuar se skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ishte pa fat në këtë ndeshje, ku humbi shumë raste para portës kundërshtare. Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, kur u shënuan të tre golat.

Astana kaloi në avantazh që në minutën e 7-të. Reagimi i Ballkanit ishte i menjëhershëm, me kapitenin Kuç që barazoi shifrat pas një minute. Kur pritej goli i Ballkanit, miqtë goditën sërish me anë të një goditjeje këndi, duke shënuar golin e dytë.

Më pas djemtë e Dajës humbën raste me Gripshin në fundin e pjesës së parë dhe në të dytën me Berishën. Një humbje e pamerituar për Ballkanin, që pas 3 ndeshjesh ka 3 pikë dhe mban vendin e 3-të. Kualifikimi është ende i hapur, por gjithçka bëhet më e vështirë pas kësaj humbjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë