Politike

Balla: Po dialogut me opozitën me ndërmjetësim të Metës

Mazhoranca i është përgjigjur pozitivisht apelit të Presidentit Meta për dialog me opozitën. I pari që ka reaguar është kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili shprehet se shumica është dhe mbetet e gatshme të ulet në një tryezë të përbashkët për të zgjidhur krizën politike edhe me ndërmjetësiimin e Presidentit.

“Dialogu është gjithmonë i mirëpritur, nuk ka ndodhur kurrë që PS të mos jetë pjesë e një dialogu, qoftë me ndërmjetësimin e Presidentit. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme si për negociatat, kemi qenë për dialog edhe për reformën zgjedhore, por nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”,- tha Balla për emisionin “Opinion”.

Sipas tij, “fajtor kryesor të kësaj situate janë ata që morëm atë vendim. Jemi në fazën që një pjesë e tyre po zëvendësohen. Opozita përsëri është e përfaqësuar në Kuvend, deputetët që po rimarrin përgjegjësi me apo pa ndërmjetësim është i mirëpritur, por jo negociata në kurriz të demokracisë”.

Nëse ish-deputetë të LSI-së janë shprehur të gatshëm për një dialog të përbashkët mazhoraancë-opozitë me ndërmjetësimin e Metës, mbetet të shihet qëndrimi nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Pak ditë më parë, një delegacion prej 7 eurodeputetësh zbarkuan në Tiranë, ku patën takime intensive me qeverinë dhe opozitën, por edhe kjo lëvizje nuk solli asnjë përmirësim të klimës politike në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë