Politike

Nga padia për 21 janarin tek Avokati i Popullit, PS mbledh grupin. Balla: Kallëzimi i ri në SPAK në orët në vijim  

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh paradite, një ditë pasi kreu i grupit Taulant Balla paralajmëroi një padi për 21 Janarin, nisur nga disa prova të reja që kanë dalë në dritë.

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla foli pas mbledhjes së grupit dhe theksoi edhe njëherë se do të depozitojnë kallëzim në SPKam deklaruar se PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit.

"Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove që është një audio përgjim që është bërë publik. Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet për 21 janarin", tha Balla sipas të cilit tani ka prova të reja dhe i bëri thirrje SPAK që ta rihapë këtë çështeje.

Në fokus të kësaj mbledhje ishin edhe çështjet që lidhen me aktivitetin parlamentar.

Ndër to diskutimi për ndryshimet ligjore sa i përket largimit nga politika të të gjithë atyre që vërtetohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Një çështje tjetër që ka mbetur pezull është zgjedhja e një Avokati të ri të Popullit, ku ende nuk ka propozime konkrete nga asnjëra palë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë