Politike

Balla: Nuk do konsiderohen kandidaturat për president të propozuara nga Sali Berisha

Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla në një komunikim me gazetarët është shprehur se sot nis raundi i parë i bisedimeve për emrin e Presidenti të ri. Ai ka shtuar se kandidatura të propozuara nga Sali Berisha dhe grupi i tij, nuk do të merren parasysh.


Balla theksoi se maxhoranca prej fillimi ka shprehur dëshirën që Kreu i ri i shtetit të mos jetë nga radhët e tyre.

“Tani unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën dhe natyrshëm që PS prej ditës së parë ishte e qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një President të PS, por të të gjithë shqiptarëve,"tha Balla.

Sipas tij Partia Socialiste do një figurë që të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Ai shtoi se kjo arrihet duke zgjeruar konsensusin brenda Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë