Politike

Balla: Meta, zgjedhje e gabuar e FRESSH, na doli kalli

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftoi të rinjtë e Elbasanit të bëhen pjesë e forumit ‘FRESSH VOICE’.

“Disa prej jush që di se jeni ekselent unë ju nxis të bëheni pjesë e asaj platformës tjetër “Deputeti që duam” është një mundësi që të kotribuoni për të fuqizuar grupin e PS”, tha Balla.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Basha tha se do të votohet si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

“...Fleta e votimit ende nuk është dizajnuar për shkak të vonesës së pakuptimtë të shkaktuar nga Presidenti, por dua t’ju them që fleta do ketë emrin e partisë dhe atë të kandidatit për të cilin ju mund të jepni votën tuaj”.

Duke mbetur tek presidenti, Balla tha se Ilir Meta ishte zgjedhje e gabuar e FRESSH.

“FRESSH është një forum që ka një status të rëndësishëm në jetën politike të vendit. Ka prodhuar pafundësisht politikanë, ka bërë edhe ndonjë zgjedhje të gabuar, siç ishte Ilir Meta. Kemi pasur edhe atë kryetar FRESSH-i, por edhe në një arë me misra, ka ndonjë kalli që nuk bën. Por përgjithësisht FRESSH-i ka nxjerrë djem e vajza të cilët kanë ditur të ecin në rrugën e politikës”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë