Politike

Balla: Kodin e kalojmë pa ndryshime, s’kemi kohë për të humbur

Presidenti Ilir Meta ktheu Kodin e ri Zgjedhor në Kuvend, por kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se dekreti i tij do të rrëzohet.

"Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur.

Kodi Zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhe edhe listën e kandidatëve që do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë.

Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetarët nuk do të kenë një votë, por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti", tha Balla nga Elbasani.

Balla ka një përgjigje edhe për akuzat lidhur me inceneratorët e Elbasanit.

"Në Elbasan përgjigjen e japin banorët. Të gjithë e mbajnë mend fushën e plehrave në Elbasan kryesorja për sëmundje kanceroze. Nëse dikur Elbasani mbulohej nga tymi i plehrave sot situata është krejt e kundërt. Lulzim Basha i premtoi Elbasanit se do ta zgjidhte problemin e ndotjes në 2009 dhe asgjë nuk bëri”, tha ai. I pyetur për fillimin e hetimeve nga SPAK, Balla tha se drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj të pavarur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë