Trend

Balenciaga vazhdon të nxjerrë në treg këpucë të shëmtuara

Nëse keni menduar se i keni parë të gjitha përsa i përket formave të çuditshme të këpucëve, e keni gabim. Balenciaga surprizon përsëri, siç dhe e ka zakon!

Kjo markë në bashkëpunim me markën italiane “Vibram” prezantoi këpucët më të reja në javën e modës në shkurt por këto ditë kanë dalë në shitje për herë të parë.

Balenciaga njihet për modelet aspak normale të këpucëve ku të gjithë mund të mos i keni pëlqyer por  në fund janë bërë trend në të gjithë botën. Vlen të përmendim atletet-çorape që për një kohë mjaft të shkurtër kanë arritur të jenë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz.

Apo po të flasim për “Crocs” që gjatë izolimit u bënë kryefjala e modës dhe trendit edhe pse u cilësuan si të shëmtuara.

Por sa larg shkon Balenciaga me “të shëmtuarën”?

Deri tani këto lloj atletesh që as nuk e dimë si tjau vëmë emrin janë më e çuditshmja.

“Vibram” është një markë inovative që ka që në 2004 që i ka prezantuar botës këtë loj këpuce. Ato e quajtën “fivefingers” por nuk morën kurrë vëmendjen që donin deri në momentin që bashkëpunoi me Balenciagen.

Stili përmban pesë “xhepa” individualë të gishtërinjve që synojnë të përsërisin ndjenjën e të ecurit zbathur. Nëse nuk jeni të bindur për ti blerë sepse thjesht nuk ju duken të përshtatshme, shtojini dhe faktin se kushtojnë 1290 dollarë dhe jeni në rregull me dëshirën për të mos i blerë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë