Futboll

Balaj, Rrapaj dhe Hasani në garë për ‘Topin e Artë’. Të gjitha nominimet për çmimet e tjera

Gazeta Si – Në eventin ‘Më të Mirët 2023’, që FSHF do të organizojë më 18 dhjetor, do të jepen disa çmime për protagonistët kryesorë të futbollit, ku më kryesori është ai i ‘Topit të Artë’. Tashmë janë mësuar edhe emrat e të nominuarve për secilin çmim.

Për çmimin ‘Topi i Artë 2023’ garojnë Arinaldo Rrapaj i Partizanit, Florent Hasani i Tiranës dhe Bekim Balaj i Vllaznisë. Janë të tre lojtarë protagonistë të këtij viti.

Arinaldo Rrapaj, kampion me Partizanin. Gazeta Si, 16 dhjetor 2023

Për ‘Topin e Artë 2023’ për femra janë në garë Valentina Troka e Apolonisë dhe dy lojtaret e Vllaznisë, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi. ‘Këpuca e Artë 2023’ për meshkujt dhe femrat do t’u jepet golashënuesve më të mirë të vitit.

Për çmimin ‘Trajneri i Vitit 2023’ janë përzgjedhur si finalist Mirel Josa, aktualisht në stolin e Laçit, Orges Shehi i larguar nga Tirana dhe Edlir Tetova i Egnaties.

Një çmim do të ketë edhe për ‘Talentin e Vitit 2023’ dhe në garë janë Ledjo Tresa, Ergis Arifi dhe Arlind Kurti. Për çmimin ‘Talentja e Vitit 2023’ rivalizojnë Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Për çmimin ‘Arbitri i Vitit 2023’ janë nominuar ndërkombëtarët Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti dhe Enea Jorgji. Po ashtu, do të zgjidhet edhe formacioni i vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë