Futboll

Bajerni përshpejton blerjen e Brajan Zaragozës, spanjolli kalon që tani në Mynih

Gazeta Si – Bajern Mynih e donte me çdo kusht që tani fantazistin e Granadës, Brajan Zaragoza, shok skuadre me Myrto Uzunin. Bavarezët nuk donin të prisnin verën dhe kanë bërë një pagesë shtesë për ta pasur që tani në dispozicionin lojtarin.

Klubet kanë arritur akordin dhe 22-vjeçari do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Tomas Tuhel. Granada përfiton nga kjo lëvizje e fundit 4 milionë euro. Zaragoza ka rënë në sy me lojën e tij në kampionatin spanjoll dhe Bajerni i kishte siguruar shërbimet e tij për në verë, por situata solli përshpejtimin e trasferimit.

Gjatë merkatos së dimrit bavarezët kanë marrë edhe mbrojtësin Erik Dajer nga Totenhemi. Me ardhjen e Zaragozës, trajneri Tuhel do të ketë një alternativë më shumë në skuadër, më shumë fantazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë