Futboll

Bajerni blindon baby-fenomenin Musiala deri në 2026-n

Bajerni i Mynihut ka blinduar zyrtarisht xhevahirin Jamal Musiala, i datëlindjes 2003 dhe së fundi protagonist me fanellën e bavarezëve edhe në Ligën e Kampionëve.

Trekuartisti që ka luajtur për Anglinë U-21, tashmë duket se ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë. Ai ka firmosur me Bajernin kontratën e tij të parë si futbollist profesionist, që e mban lidhur me klubin e madh gjerman deri në vitin 2026.

Musiala pas firmës deri në 2026-ën. Gazeta Si, 5 mars 2021

"Jam vërtet i lumtur për kontratën time të parë si profesionist", - ka deklaruar mesfushori pas firmës me Bajernin. Musiala është aktivizuar nga trajneri Flik si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku shënoi në ndeshjen me Lacion. Ai konsiderohet një talent i madh dhe jo më kot është kërkuar edhe nga Anglia, por lojtari ka zgjedhur Gjermaninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë