Ekspozite

‘Backstage show’, ekspozitë në ambientet e kryeministrisë për historinë e shtypit të lirë

Një ekspozitë e vecantë, e mbajtur në ambjentet e kryeministrisë, shënoi ditën e kremtimit të asaj që shihet si një themelet e demokracisë, lirisë së shtypit.

Një retrospektivë-grafi e medias si produkt i shoqërisë, ekspozita e titulluar “Backstage show” që risolli në rolin e autores dhe kuratores gazetaren Jetona Kocibelli, ngriti pyetje e riktheu disa reminishenca të së shkuarës nën një prizëm të ri analitik: a është në të vërtetë demokratike shoqëria jonë, sistemi ynë?

Dhe a ishte demokratik apo çfarë sistemi kishte Shqiperia pas shembjes se regjimit komunist, kur filloi persekutimi e lincimi i gazetareve te opozites?

Materialet e ekspozuara rikujtuan vitet e vështira të gazetarisë në ‘94, kur dy drejtuesit e gazetes se pare te pavarur ne vend, “Koha Jone” Aleksander Frangaj e Martin Leka u burgosen per nje shkrim dhe ky ishte preludi i nje persekutimi konstant ndaj botuesit Nikollë Lesi.

Sot kryeministër, por 23 janarin e vitit 1997 Edi Rama do të rrihej barbarishtndërkohë që ishte duke shkruar një intervistë mjaft të ashpër ndaj politikës së Sali Berishës. 3 vjet me vone, digjet ne menyre kriminale e gjithe redaksia e Koha Jone dhe masakrohet gazetari Zamir Dule. Për të mbërritur në ditët tona, me breshërinë e plumbave mbi televizionin me te madh e me te ndjekur ne vend TCH, që kushtoi jetën e një njeriu.

Ekspozita përfshin letrat nga burgu të Martin Lekës me Fatos Nanon, që shkembeheshin naten permes rojeve te besuar dhe te nesermen u jepeshin avokateve, vazhdon me titujt aq të guximshëm të kohës shteti u çmend, si thoshte atehere Teodor Keko e Frrok Çupi, për të përshkuar një fill të gjatë ngjarjesh të bujshme, ilustruar mjeshtërisht edhe me sende personale të gazetarëve më me eksperiencë e atyre më të rinj. “Backstage show” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datë 9 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë