Lajme

“Babi jam duke ardhur!”Alvini nxirret nga kampi në Siri

Alvin Berisha duket se do të bashkohet më në fund me të atin. Vuajtjet e 11-vjeçarit në Siri kanë marr fund, pasi Alvini është nxjerrë sot nga kampi Al Hol. Ai do të udhëtojë më pas drejt Romës, ku e presin krahët e ngrohta të së atit, Afrimit.

Alvini i vogël ka dalë nga Al Hol falë korridorit humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe Siriane si dhe falë një operacioni ndërkombëtar i drejtuar nga policia italiane. Ai ndodhet tanimë në Damask.i shoqëruar nga karabinierët italianë.

Prefekti italian Vittorio Rizzi, i cili po udhëheq operacionin e shpëtimit, ka bërë të ditur për mediat italiane se Alvinin po e çojnë në kufirin midis Sirisë dhe Libanit Në orët e ardhshme ai do të hipë në një avion që do ta çojë Beiruti i Libanit në Romë.

Në një bisedë telefonike për News24, Afrim Berisha rrëfeu detaje nga operacioni i shpëtimit të Alvinit dhe falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe janë solidarizuar me të.

Ai tregoi se ka folur me Alvin dhe është mirë por pak i trembur pasi nuk e ka ditur se ku po çonin. “Kam folur me Alvin, më tha ‘babi jam duke ardhur’. I thashë mos u tremb se ata janë shokët e babit”, tha Afrim Berisha. "Lajmin per nxjerrjen nga kampi ma kanë dhënë karabinierët e ROS. I kam me video, i kam të gjitha në dorë. Janë duke filmuar çdo gjë që ai bën. Karabinierët ROS anë 15 ditë që janë atje duke u marrë me këtë punë. Kanë shkuar dhe autoritetet shqiptare. Janë marrë kryqi i kuq ndërkombëtar. Gjysmëhëna siriane, të gjithë. Por më shumë karabinierët Ros të Milanos",shton ai.

Alvini i lirë në Damask. Gazeta Si, 2019

Kthimi i tij në shtëpi ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme edhe në mediat ndërkombëtare sepse ai është fëmija i parë që çlirohet nga kampi refugjatëve në Siri që nga fillimi i luftës. Operacioni për nxjerrjen e tij është kryer nga inteligjenca italiane me përfshirjen e konsullatës shqiptare. Më pas Alvini është transferuar në një qendër tjetër pritjeje në Damask të Sirisë, ku pritet të niset më pas drejt Beirutit

Mediat italiane shkruajnë se përgjatë muajve të fundit për kthimin e Alvinit është bërë një punë e shkëlqyer nga qeveria kosovare, por konflikti me turqit ka përkeqësuar situatën.

"Në po presim me ankth. Alvin u rrit këtu, shokët e tij të shkollës po e presin. Ai duhet të kthehet te ne ”tha të mërkurën Mirko Ceroli kryetari i bashkisë së Barzagos në Itali, Alvini i vogël ku u rrit.

I rrëmbyer nga e ëma, në moshën 6-vjeçare, Alvin Berisha u gjend mes luftës në Siri, për t’u rritur mes masakrave dhe tmerreve të Shtetit Islamik. Pas pesë vitesh nën kalifatin e ISIS-it, ku humbi edhe të ëmën. Historia e Alvnit përloti jo vetëm shqiptarët por edhe italianët. Lindur dhe i rritur në në 2014 në Barzago, provinca e Lecco, në moshën gjashtëvjeçare ai rrëmbehet nga e ëma (tashmë e radikalizuar) dhe dërgohet në Siri, mes radhëve të Shtetit Islamik. Sot e ëma rezulton e vrarë gjatë bombardimeve të qytetit Baghuz.

Afrim Berisha dhe djali i tij Alvin, në kampin Al-Hol. Gazeta Si, 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë