Ka ndodhur

Babë e bir qëllojnë me grushte punonjësit e policisë në Mallakastër

Një konflikt ka precipituar në dhunë fizike mes babë e bir dhe një punonjësi policie. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ku B.M., 56 vjeç dhe F.M., 27 vjeç, kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë.

Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së. Për pasojë 56-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa po punohet për kapjen e djalit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë