Ka ndodhur

Babë e bir humbën jetën nga zjarri, del ekspertiza

Ka dalë ekspertiza që tregon se çfarë e shkaktoi zjarrin ditën e djeshme në Berat, ku u shënuan dhe 2 viktima.

Sipas ekspertëve, zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike nga furnela për ngrohje e lënë në prizë.

Ka qenë masa e shkaktuar në rrjetin elektrik nga furnela për ngrohje e harruar në prizë ajo që solli edhe rënien e zjarrit të menjëhershëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e 61-vjeçarit Jani Vangjeli, në lagjen “Muzakaj”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Berat, ku për pasojë humbën jetën babë e bir, Jani dhe Mateo Vangjeli.

Dyshohet se kryefamiljari ka qenë i paralizuar dhe nuk ka arritur të dalë nga shtëpia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë