Politike

“Babalja”, Salianji publikon përgjimet për Taulant Ballën

Ndërkohë që Partia Socialiste i bëri thirrje gjatë Kongresit për dialog, selia blu është përgjigjur duke publikuar disa dokumente dhe përgjime mbi çështjen “Babale” , të cilat sipas saj vërtetojnë lidhjet e qeverisë më krimin.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar përmes një konference për shtyp dokumente dhe videot me transkriptim, duke deklaruar se ato janë provat e përfshirjes së Taulant Balla në këtë skemë mashtrimi dhe se Prokuroria po fsheh çdo provë lidhur me çështjen ‘Babale’.

Salianji i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria për publikimet e përgjimeve të dosjes ‘Xhafaj-Babale’ publikoi disa nga përgjimet ku sipas tij tregohet një komunikim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi.

Nga përgjimet, duket se Fredi Alizoti i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, ndërsa ky i fundit i premton në fund se do t’i nisë një sasi lekësh. Salianji tha se Fredi Alizoti ka folur dhe me Taulant Ballën përpara se të fliste me zyrtarin e policisë.

“Përgjimet dëshmojnë vënine e qeverisë në shërbim të krimit për të shpëtuar ministrin e brendshëm, Xhafaj. Përgjimet faktojnë sajimin e dëshmitarit të rremë dhe gjithçka kemi thënë lidhur me përfshirjen e vëllait të ministrit të Xhafajt”, deklaroi Salianji. Përgjimet që do të publikojmë sot janë vetëm një pjesë, por ashtu si dhe të tjerat, faktojnë qartazi që Prokuroria jo vetëm që i fsheh dhe është në shërbim të kryeministrit, por ashtu nuk denjon t’i transkriptojë. E bën me qëllim që të fshehë emërimin e drejtuesit të policisë dhe gjithashtu edhe emrin e një zyrtari të lartë, Taulant Ballës dhe përfshirjen e tij në sajimin e shumëpërfolur”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/vb.60541254908/370844613766934/?type=2&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë