Politike

“Babalja”, Salianji poston përgjimin e Alizotit me drejtorin e Policisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i hetuar nga prokuroria për audiopërgjimin e Babales, mes vëllait të Fatmir Xhafajt dhe Albert Veliut, ka publikuar një video, ku denoncon komunikimin e drejtorit të policisë së Fierit, Albert Nushi me Fredi Alizotin. Ky i fundit është personi që ka deklaruar në prokurori se ka qenë ai që ka imituar zërin e vëllait të ish-ministrit Xhafajt, Agronit, në përgjimin që Babalja ka kryer për pazare droge, transportimin e një sasie të lëndëve narkotike me skaf nga Vlora drejt Italisë.
Disa javë pasi prokuroria ka mbyllur hetimin dhe ka shpallur si të manipuluar audiopërgjimin e publikuar nga Salianji, duke e kallëzuar penalisht atë, ish-deputeti ka nxjerrë një përgjim të një kësaj bisede telefonike mes Alizotit dhe drejtorit të Policisë së Fierit, ku i kërkon që t’i dërgojë para në Tiranë. Biseda shoqërohet me fjalë fyese, ku Nushi kuptohet se është i pirë dhe madje përmend edhe emrin e një personi me emrin Gramoz, që mund të aludohet se mund të jetë kryeparlamentari që është deputet i qarkut të Fierit.
Komunikimi telefonik është realizuar më 8 qershor 2018, dhe Salianji shprehet se është një përgjim zyrtar i Prokurorisë.
Që të dy, Nushi dhe Alizoti kanë komunikuar rreth orës 00:30 të natës në telefon, ku i kërkohet para dhe drejtori i policisë i thotë se do të nisë dikë t’ia çojë paratë.

“‘Piovra. Episodi 1. Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate! Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18’”, shkruan Salianji në Facebook. Për PD-në Alizoti është një dëshmitar i rremë që u përdor nga qeveria dhe policia për sfumuar atë që e cilëson si skandalin "Xhafaj".

Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së qarkut Fier, Bert Nushi, 0694110316

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi, hë vëllai mirë?

Fredi: Po si më lini kështu mua në mes të rrugës Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, pse ça të thoshte ai ty

Fredi: Dëgjo mua vëlla, atë që kam nisur…ej…

Drejtori: Ku je në Fier apo jo?

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej më mbrapa, ai më thoshte se mos më bëj mua zotëri se jam zv.prokuror a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Nuk më rruhet fare mua se e ka marrë përsipër Gramozi këtë punë. Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, e ka marrë përsipër dorë Gramozi këto punë. Fola me Gramozin se i bëj parapritë kësaj unë, se jam i zgjuar. Unë jam…

Drejtori: Fredi, Fredi se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj.

Fredi: Kam ngelur rrugëve, jam në Tiranë. Do më dërgosh njeri që të flas.

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh.

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për 10 minuta cerek ore, të marrë mua.

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje këtej nga Ballshi

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend.

Drejtori: Po, po do të nis unë njeri me lekë.

Fredi: E more vesh, e kape, e do troç, e kape, ej jam në mes të rrugës.

Drejtori: Po, po të kuptoj.

Fredi: Atëherë rrofsh, faleminderit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë