Lajme

“Babale 2”, Florenc Hoxha te Krimet e Rënda

Ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është thirrur të dëshmojë për videon “Babale 2”, të publikuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje. Ai pretendon se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit të Alizotit dhe do të pyetet se në çfarë kushtesh është kryer kjo video dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë.

Hoxha pritet të kryejë edhe një seancë ballafaqimi me Alfred Alizotin.

Kujtojmë se dje nga Krimet e Rënda u pyet Ardi Veliu, ku dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku u shpreh se nuk ka njohje me Alizotin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë