Jete & Stil

“Babai” i internetit kërcënon pushtetin e rrjeteve sociale

Sir Tim Berners-Lee, shkencëtari britanik i komjuterave që mori titullin kalorsiak për shpikjen e sistemit HTTP dhe sistemin modern të lundrimit në internet, njohur edhe si “World Wide Web” kërkon që ta revolucionarizojë edhe njëherë krijesën e vet.

Berners-Lee tashmë prezanton Inrupt, me anë të të cilit synon që ta decentralizojë atë dhe të rregullojë disa cene përmes të të ashtuquajturit “rrjet i hapur”, në epokën e platformave sociale gjigante, por të mbyllura, si Facebook, Twitter e të tjera.

Inrupt mbështetet tek një program i quajtur “Solid” dhe i zhvilluar si “open source”, me premtimin e një rrjeti ku njerëzit të lënë vetëm një gjurmë për çdo shërbim që marrin, apo ofrojnë në internet dhe ku të dhënat personale i ruajnë dhe kontrollojnë vetë dhe jo në serverat e kompanive, që mendon se kanë dalë jashtë kontrollit sa i takon respektimit të privatësisë së klientëve të tyre.

“Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga mungesa e kontrollit”, thotë ai në një intervistë për “Reuters Next”. Ideja e Berners-Lee është që njerëzit të jenë në gjendje që të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, pa asnjë dallim nga forma që ndërveprojnë sot në rrjetet sociale, por duke e pasur plotësisht vetë në dorë kontrollin e të dhënave personale.

Një tjetër objektiv i kësaj nisme është që të joshë ndërtuesit dhe zhvilluesit që të ndërtojnë dhe zhvillojnë programe për Inrupt, por me idenë origjinele të Ëeb, pra që klienti të ketë në dorë të dhënat që kërkojnë të shpërndajë pa frikën e keqpërdorimit të këtyre të dhënave.

Inrupt thotë se brenda pak muajve do të nisë disa projekte pilote, të nënshkruara me Shërbimin Shëndetësor Britanik, BBC-në dhe me qeverinë lokale flamande në Belgjikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë