Lajme

Vlorë, pas sherrit me xhaxhain qëllon me sëpatë gruan dhe vajzën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e sotme në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku një qytetar ka goditur me sëpatë fillimisht të afërmit e tij.

Mariglen Çobaj është arrestuar nga policia e Vlorës pak më parë pasi gjatë një sherri me xhaxhain, qëlloi me sëpatë nusen dhe vajzën e tij.

Mbrëmjen e sotme, 27 vjeçari Mariglen Çobaj pas një sherri me xhaxhain e tij në fshatin Gumenicë të Vlorës, ka qëlluar me bishtin e sëpatës nusen dhe vazjën e xhaxhait, të cilat kishin ndërhyrë për të shuar sherrin.

Paraprakisht bëhet me dije se Çobaj nuk ka bërë rezistëncë ndaj efektivëve të policisë, dhe është arrestuar në banesën e tij. Ndërkohë, nusja dhe vajza e xhaxhait të tij ndodhen në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë