Bota

Avioni peshon shumë, 19 pasagjerë mbeten në tokë në këmbim të 500 eurove

Gazeta Si - Në fluturim si kudo tjetër, siguria në radhë të parë. Ose më mirë: me çdo kusht. Mbi bazën e këtij parimi, të mërkurën në mbrëmje pasagjerëve të një fluturimi “EasyJet”, direkt nga Lanzarote në Liverpool, iu paraqit një ofertë e papritur për të thënë të paktën: 500 euro për këdo që pranonte të zbriste nga avioni, i cili tani dukej gati për ngritje.

Kërkesa u bazua për shkak të erës së fortë që po frynte në ishullin Kanarie, por jo vetëm: “Me sigurinë si prioritet numër një, nuk ka sesi, me kushtet aktuale të erës, të ngrihet avioni, - bëri me dije ekuipazhi, siç dokumentohet nga një video e transmetuar në “Liverpool Echo” nga një prej udhëtarëve të përfshirë. - Ka një sërë faktorësh: është shumë nxehtë, era nuk është fantastike, drejtimi nuk është optimal". Duhej gjetur një zgjidhje.

19 prej pasagjerëve pranuan

Kishte vetëm një mënyrë për të kapërcyer ngërçin: për të ulur peshën në bord. “Do të donim t'u kërkonim 20 pasagjerëve në formë vullnetare që të zgjedhin të mos shkojnë në Liverpul sonte. Nëse dikush dëshiron të ofrohet, do të ketë një shpërblim. Shifra që e propozuar nga EasyJet është deri në 500 euro për çdo pasagjer që dëshiron të largohet nga bordi”.

Objektivi (pothuajse) u arrit, duke qenë se ofertën e pranuan gjithsej 19 persona. Falë tyre, avioni mundi të mbërrinte rregullisht në Angli, ndonëse gati dy orë me vonesë.

Në vend të orës 21:45, mjeti u ngrit në orën 23:33, duke mbërritur në destinacionin e tij pak minuta pas orës 3:00. Ndërsa 19 vullnetarët u nisën të nesërmen në një tjetër fluturim direkt për në aeroportin “John Lennon”.

Precedenti

Ajo që ndodhi, i ngjan shumë një episodi që ndodhi në mars në një lidhje “Ita Airëays London City-Milano Linate, e cila mbante disa gazetarë italianë dhe tifozë të Milanit, që ktheheshin nga ndeshja e Champions League kundër Totenhemit: 250 euro, në atë rast, shuma e kompensimit të dhënë.

Siç tha një zëdhënës i “EasyJet” për “Liverpool Echo”, "ky është një vendim operacional rutinë në këto rrethana dhe kufizimet e peshës janë në fuqi për të gjitha linjat ajrore për arsye sigurie".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë