Mjedis

Avionët ndër ndotësit kryesorë. Kërkohen taksa të reja mbi fluturimet

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil ka përcaktuar rregulla për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë të këtij sektori. Mbi 24 shtete, duhet të marrin masa për të ndryshuar rezultatet e raportit alarmues të panelit ndërqeveritar për evolucionin e klimës, që u botua në tetor të vitit të kaluar.
Ky sektor përbën rreth 2 % të emetimeve globale të gazrave serrë, një ndikim që mendohet se do të trefishohet deri në vitin 2050. Në vendet si Japonia dhe Gjermania sektori i aviacionit është ndotësi më i madh përsa u përket gazeve serrë në ajër. Sipas Komisionit Evropian, një fluturim lëshon më shumë gazë serrë se sa përdor një person për t’u ngrohur gjatë një viti.
Përkundër kësaj, menaxherët e shumë kompanive ajrore nuk u integruan në objektivat e Marrëveshjes së Parisit. Edhe pse ka vështirësi për të taksuar naftën shtetet duhet të zotohen të mbrojnë klimën nga gazet serrë. Kjo është në sajë të një sistemi të kompensuar të karbonit, që do të thotë se linjat ajrore mund të financojnë projekte që ndihmojnë për luftën e ndryshimeve klimaterike. Sipas shkencëtarëve, në mbarë botën emetimet duhet të ulen në mënyrë drastike në mesin e këtij shekulli. Ata shprehen se një zgjidhje do të ishte taksimi i trafikut ajror.

“Kështu do të arsyetohej edhe çmimi i lartë i biletave. Nuk ka asnjë arsye për të taksuar ndotjen që i shkakton mjedisit trafiku ajror,” thotë Kurt Van Dender, kreu i divizionit të politikës tatimore në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Disa shtete në Europë kanë filluar ta zhvillojnë këtë praktikë dhe kompanitë ajrore paguajnë taksa në ETS (sistemin e tregtimit të emisioneve) në mënyrë që të shpëtojnë mjedisin e tyre.
"Disa vjet më parë, Bashkimi Europian donte të integronte të gjitha fluturimet ndërkombëtare në taksimin e ndotjes së ajrit, por Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk e mbështetën këtë nismë", shprehet Dender.
Taksimi i trafikut ajror është një masë që duhet marrë urgjentisht. "Kjo do të ishte mënyra më efektive për të shpëtuar mjedisin", thotë Lucy Gilliam drejtori i organizatës joqeveritare për mbrojtjen e mjedisi me seli në Bruksel. Sipas tij, kjo do të nxiste edhe pronarët e kompanive ajrore të përdorin motorë me djegie sintetike, të cilat janë shumë më pak ndotëse. /Liberation/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë