Lajme

Aviacioni Civil: Disa fluturime të anuluara nga Rinasi dhe drejt tij

Një grevë në aeroportet italiane ka çuar në anulimin e disa fluturimeve nga Rinasi dhe Italia.
Autoriteti i Aviacionit Civil me anë të një postimi në “Facebook”, ka njoftuar pasagjerët që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre.
“Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj”, thuhet në njoftim.
Më tej, njoftimi vijon se si pasojë e grevës së ditës së sotme 25 nëntor, fluturimet nga/për TIA, që afektohen janë si më poshtë:
“Alitalia”
AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA
“Air Albania”
ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA
ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA

https://www.facebook.com/AlbanianCAA/photos/a.743346932374408/3274095445966198/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë