Futboll

Aventura me Napolin drejt fundit, Hysaj kërkohet në Rusi

Elseid Hysaj mund të ndërrojë skuadër, por edhe kampionat. Së fundmi sipas mediave italiane për Hysajn është hapur një tjetër pistë e rëndësishme në merkato. Shkodrani flitet se po ndiqet nga afër nga  klubi rus i Sparak Moscow. Këta të fundit, i kanë ofruar kontratë 5-vjeçare me 3 milion euro në sezon, pra më shumë se sa te Napoli. Hysaj ka edhe një vit kontratë të mbetur me Napolin, por klubi rus është gati të paguajë 7 milionë euro në arkat e napolitanëve për të transferuar menjëherë futbollistin. Kjo është një  shifër e përafërt me atë që pagoi Napoli disa vite më parë për ta marrë nga radhët e Empolit.

Mbrojtësi kuqezi ka qenë në kërkim të një destinacioni të ri, por ka besimin e Gattuso dhe pritet që trajneri të bëhet pengesë për kalimin në Rusi. Dy vite më parë Mauricio Sarri kërkonte të merrte me vete mbrojtësin te Chelsea, por Napoli refuzoi 50 milionë euro.

https://twitter.com/NicoSchira/status/1310988068791386113

Hysaj në të kaluarën ka luajtur me të rinjtë e Vllaznisë dhe Empoli. Nëse transferohet në Rusi, Hysaj do të kishte kundërshtarë shqiptarët e tjerë si Odise Roshi dhe Bernard Berisha që prej vitesh aktivizohen me Akhmat Grozny.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë