Kinema

“Avatar 2” do të vazhdojë xhirimet në Zelandën e Re

Produksioni i filmit të dytë Avatar do të vazhdojë javën që vjen në Zelandën e Re, pasi ky shtet është duke liruar kufizimet e vendosura për shkak koronavirusit, raporton revista.
Gjersa qytetarët do t’i kthehen vendeve të tyre të punës, edhe seriali i Amazonit “Lord of The Rings” do të vazhdojë punën e xhirimeve në këtë shtet.
Në fillim të muajit maj qeveria kishte miratuar rinisjen e projekteve filmike në Zelandën e Re pasi u rishqyrtuan protokollet e shëndetësisë dhe sigurisë.
Në një raport të revistës Deadline u tha se disa filma dhe programe televizive tashmë ishin duke e vazhduar punën dhe se xhirimi i “Avatar 2” do të rinisë javën që vjen, gjë që u konfirmua nga producenti i këtij filmi Jon Landau.
Duke shpërndarë imazhe të pjesëve të xhirimeve në Instagram, Landau shkroi se, “setet e filmit janë gati, dhe jemi shumë të entuziazmuar që po kthehemi në Zelandën e Re javën tjetër”.
Me qindra filma dhe programe televizive kanë pezulluar produksionet për shkak të pandemisë së koronavirusit, përfshirë këtu edhe “The Batman-in” e ri dhe sezonin e katërt të serialit “Stranger Things”. Burimi: NME

https://www.youtube.com/watch?v=4jNpnzpWqqI

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë