Treg

Avantazhet dhe disavantazhet e makinave elektrike

Megjithëse numri total i automjeteve elektrike ka pasur një rritje të qëndrueshme për më shumë se gjysëm dekade, shumë kompani dhe konsumatorë individualë ende nuk janë të vetëdijshëm sesi makinat elektrike krahasohen me makinat tradicionale të karburantit.

Në këtë artikull, kemi përpiluar një listë gjithëpërfshirëse të benefiteve dhe të metave aktuale të ME-ve, për t’ju ndihmuar të vendosni nëse ato janë një zgjedhje e mirë për ju apo për kompaninë tuaj.

Avantazhet

Ato janë më të lira në operim

Cmimi i karburantit varet tërësisht nga situata politike dhe çmimi i naftës, e cila (nafta) sipas shumë ekspertëve nuk do zgjasi edhe më shumë se 50 vite të tjera. Nga ana tjetër, çmimi i elektricitetit është i stabilizuar kudo dhe burime të përmirësuara energjie të rinovueshme janë gjithnjë e më shumë në zhvillim aktiv nga disa prej kompanive teknologjike më të mëdha në botë.

Me performimin e llogarive më minimale, një ME mesatare i kursen një shoferi që përshkon 25,000 kilometra/ vit rreth 850$. Kini parasysh se këto vlerësime janë bërë pa konsideruar dhe asnjë sistem të veçantë karikimi. Për pronarët e ME-ve dhe flotave, kursimet mund të jenë shumë më të mëdhaja nga pjesëmarrja në një program të mirëmenduar karikimi. Kjo, bashkuar me zbritjet e ndryshme të taksave apo subvencionet qeveritare, do të thotë se ME-t praktikisht fillojnë të paguajnë veten e tyre përpara se të arrijnë fundin e jetëgjatësisë. Me kalimin e kohës të gjitha këto kursime bëhen shumë të rëndësishme.

Karikimi në shtëpi dhe punë

Një avantazh edhe më i mirëmenduar i ME-ve është aftësia për t’i karikuar; Qoftë në shtëpi apo nëpër vendparkim-e. Njerëzit që jetojnë në shtëpi private psh thjesht mund t’a fusin mjetin në një prizë të zakonshme pasi kthehen në shtëpi nga puna, dhe të nisen mëngjesin tjetër me bateritë të karikuara-full. Mjetet e flotave që karikohen nga sisteme- inteligjente -karikimi ofrojnë kursime maksimale shpenzimesh, falë edhe veglave të avancuara të menaxhimit.

Aktualisht, metoda më e shpejtë e karikimit të ME-ve njihet si Karikimi-i-Shpejtë DC. Nëpërmjet tij, shumica e

ME-ve arrijnë 80% karikim në 30 minuta. Cdo pronar ME-je, gjithashtu, edhe mund të lidhi stacionin- e tij të-karikimit të shtëpisë me panele diellore dhe të përfitojë “0-karbone”. Megjithatë edhe pa karikim shtëpie, po bëhet gjithnjë dhe më i mundur karikimi në një stacion-karikimi ME.

Nuk ka zhurmë motorri

Ndotja akustike është e dëmshme për shëndetin publik dhe motorrët me DB (Djegje-të-Brëndshme) të automjeteve që fuqizohen nga benzinë/ nafta,, janë nga burimet më faktorë të saj. Sipas një studimi të publikuar nga NIEHS (National Institute of Environmental Health Sciences), “Dhjetëra miliona amerikanë kanë shfaqur probleme shëndetësore për shkak të espozimit ndaj zhurmës, përfshirë sëmundje zemre dhe humbje dëgjimi.” I njëjti studim pretendon se “përafërsisht 100 milionë njerëz në SHBA (rreth 50% e popullsisë) kanë ekspozime të larta e të dëmshme për shëndetin ndaj zhurmës së trafikut,.”

Në 100 km, zhurma e brëndshme mesatare e një makine me DB (Djegje-të-Brëndshme) është rreth 70db. Mjetet Elektrike, nga ana tjetër, janë pothuajse “përshpëritëse”. NHSA (National Highway Traffic Safety Administration) në Amerikë ka publikuar ligjin e ri që, për të ndihmuar këmbësorët të dallojnë se po u afrohet një ME, cdo mjet elektrik apo hibrid nën 50 tonë duhet të prodhojë zhurmë të dëgjueshme; Edhe pse zhurma duhet të krijohet artificialisht.

Janë të shpejta

Rekordet më të fundit të shpejtësisë janë arrirë nga mjete elektrike. Psh, Modeli S P100D nga Tesla kap 100 km në 2.28 sekonda, duke u bërë makina e parë e prodhimit seri që arrin 100  km në më pak se 2..3 sekonda. Kjo sepse ME-t ofrojnë proporcion superior fuqi-peshë krahasuar me makinat tradicionale.

Për më tepër, motorrët elektrikë mundësojnë tork të menjëhershëm dhe sasi më të madhe fuqie të disponueshme. Madje dhe motorrë elektrikë relativisht të dobët zakonisht akselerojnë më shpejtë se makinat e ngjashme në fuqi me DB (sic tregon dhe kjo video nga gara e një Smart-i kundër një Porche-i )

Ulje taksash dhe subvencionet qeveritare janë të disponueshme

Shumica e qeverive vendore dhe lokale rreth globit mundësojnë subvencione financiare për konsumatorët që të blejnë ME. Çdo ME të re të marrë në SHBA i jepet një kredit taksor prej 2,500$ deri në 7,500$. Gjithsesi skemat dhe shumat e sakta që jepen për individët janë të disponueshme nëpër faqe zyrtare të qeverive.

Sipas një studimi të bërë nga kërkues të Universitetit të kalifornisë, Davis, programi i taksës federale ka qenë arsyeja kryesore që 30% e blerësve kanë marrë një ME.

Ato janë më të sigurta

Detyra kryesore e cdo përgjegjësi menaxher të flotave është që të mbrojë sigurinë e shoferëve. Nuk është e nevojshme për t’u thënë se vetë shoferët duan të garantojnë sigurinë e tyre po ashtu dhe sigurinë e pasagjerëve.

Cdo aksident që përfshin një mjet elektrik tërheq menjëherë vëmëndjen e medias, por fakti qëndron se ME-t janë shumë më të sigurta se makinat me motorra-Djegjeje-të-Brëndshme.

Eshtë praktikisht e pamundur për një makinë që fuqizohet nga bateritë që të shpërthejë nga përplasja; Dhe për shkak se paketa e baterisë ul në mënyrë të konsiderueshme qendrën e masës të ME-s, mjeti ka më pak mundësi që të rrokulliset. Prodhuesit e mjeteve elektrike nuk kursejnë asnjë shpenzim në ndërtimin e sistemeve të sigurisë, që është dhe arsyeja pse i kalojnë rregullisht standartet e sigurisë.

Janë më të thjeshta për t’u mirëmbajtur

Të gjitha makinat e reja me motorrë-me-DB vijnë me një listë të gjatë mirëmbajtjeje; Që përfshin ndërrim vaji transmisioni dhe ndërrim vaji-frenash, kandele dhe tela, rripa, ndërrim baterie, filtra ajri dhe gjëra të tjera sa të duash…- të gjitha nga të cilat rrisin shumë shpejt koston totale të mjetit.

Mjetet Elektrike vijnë me kërkesa më të pakëta mirëmbajtjeje dhe prandaj kostot e mirëmbajtjes janë shumë më të pakta. “Motorri elektrik ka një pjesë të lëvizsshme, aksin, i cili është shumë i besueshëm dhe kërkon shumë pak ose aspak mirëmbajtje. Kontrolluesi dhe karikuesi janë pajisje elektronike pa pjesë të lëvizsshme dhe kërkojnë pak ose aspak mirëmbajtje,” deklaron dokumenti nga Laboratori Kombëtar i Idahos.

Janë miqësore me ambjentin

MEb-të (Mjetet Elektrike-me Bateri) nuk prodhojnë gazra nga marmita, të cilat janë të njohura si kërcënim serioz për shëndëtin dhe njërëzor dhe mjedisor. Për krahasim, një makinë mesatare karburanti prodhon mbi 560 gramë CO2 për kilometër.

Disavantazhet e makinave elektrike

Disa kanë amplitudë (Autonomi) të limituar

Për momentin, gjëja më negative e dalluar e MEb-ve është amplituda e tyre e limituar, që çon në atë çfarë njihet si “range anxiety” / “ankthi i autonomisë”. Për të dhënë një shpjegim, Nissan Leaf-i i 2016-ës udhëton deri në 180 kilometra me një karikim të vetëm. Mendimi se do të jesh në gjëndje të udhëtosh vetëm 150 kilometra në një karikim shqetëson shumë klientë potencialë, të cilët mendojnë se amplituda udhëtuese disi e kufizuar e automjeteve elektrike mjafton për të përmbushur nevojat e tyre.

Sipas një studimi të publikuar nga MIT, e vërteta është se mjetet elektrike mund të përballojnë 87% të udhëtimeve të bëra nga automjetet e karburantit; Ky është një numër më i madh seç do e kishin parashikuar shumë njerëz,, Dhe ky numër vetëm do të rritet sikurse teknologjia përmirësohet dhe rrjeti i stacioneve-të-shpejtë-të-Karikimit bëhet më i dendur.

Një numër makinash me amplituda konsiderueshëm më të mëdha kanë nxjerrë së fundmi/ do debutojnë me modelet e tyre:

Tesla Model S & Model X (400+ km)
Tesla Model 3 (350 km)
Chevrolet Bolt (380 km)
2018 Nissan Leaf (320+ km)

Disa njerëz shkojnë pas MHE-ve (Mjete Hibride Elektrike; Plug-in Hybrid) në vend që të presin teknologjinë që të përmirësohet. Një Chevrolet Volt ofron 85 kilometra amlitudë udhëtimi elektrik, dhe një serbator karburanti për udhëtime më të gjata.

Një kosto më e lartë fillestare

Mjetet Elektrike zakonisht kushtojnë më shumë në fillim se homologet e tyre që fuqizohen nga-nafta ose -benzina, por pritet të jenë më të lira se automjetet tradicionale në 2022-in,, edhe sikur makinat tradicionale të përmirësojnë efiçencën e tyre me 3.5% çdo vit.

Megjithëse kemi ende disa vite për të shkuar deri atje, shumica e ME-ve fillojnë të paguajnë për veten e tyre shumë përpara se të arrijnë fundin e jetëgjatësisë së tyre, falë kursimeve nga karburanti, shpenzimeve më të pakëta në mirëmbajtje dhe subvencioneve qeveritare.

Infrastruktura e karikimit në punë e sipër

Infrastruktura aktuale e Karikimit le shumë për të dëshiruar, por situata po përmirësohet me shpejtësi. Një report për Infrastrukturat e Karikimit-ME i nxjerrë nga IHS parashikon që stacionet e karikimit në botë të rriten nga më shumë se 1 milionë njësi në 2014-ën në më shumë se 12.7 milionë njësi në 2020-ën; Dhe nuk është vetëm numri absolut i stacioneve të karikimit që po rritet, Stacionet-e shpejtë-(DC) të-karikimit të aftë për të dhënë 130 kilometra për 30-minuta karikim tani janë më përballueshëm se kurrë.

Më pak mundësi zgjedhjeje

Makina Elektrike të reja po prezantohen gati çdo javë, por duhen vite përpara se klientët të mund të zgjedhin nga një gama e njëjtë e modeleve që mund të gjejnë kur bëhet fjalë për automjete me Djegje-të-Brëndshme. Në fund të fundit, automobili i parë, Benz Patent Motor Car, ndezi motorrin e tij për herë të parë mbrëmjen e Vitit të Ri 1879.

Pra, a ja vlejnë makinat elektrike?
Megjithëse teknologjia është akoma e re, avantazhet e automjeteve elektrike kanë tendencën të jenë konsiderueshëm më të mëdha se disavantazhet në shumë skenare. Falë natyrës së tyre efiçente, sigurisë së shkëlqyer, mungesës së gazrave ndotës, dhe benefiteve të tjera, ME-t kanë kuptim për pikëpamjen e një klienti të zakonshëm dhe një menaxheri flote.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë