Para

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë pas zgjerimit edhe me një korsi

Shqetësimeve dhe kundërshtimeve ndaj pagesës për qarkullim në autostradën Tiranë-Durrës Ministria e Infrastrukturës i vendos pikën mbi i.

“Është një projekt afatgjatë, po shikohet nga ekspertët e ministrisë për t’u vlerësuar dhe nuk ka një propozim sa i takon pagesës. Kjo do ndodhë pas realizimit të projektit, flitet për një afat kohor të largët. Do ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo çdo dalje do të paguhet, është në varësi të gjatësisë së rrugës që do përshkruajë çdo automjet. E dyta, kushdo të jetë fituesi duhet të rehabilitojë rrugën pa pagesë Tiranë-Plepa. Pra Shqipëria do përfitojë edhe një rrugë të dytë të zgjeruar dhe me parametra europianë. Pas kësaj do fillojnë punimet në rrugën Tiranë-Durrës. Është një proces kompleks”.- është shprehur ministrja Balluku.

Pra, në muajin shtator qeveria do të hapë tenderin për të zgjedhur fituesin i cili do të zgjerojë rrugën Tiranë-Durrës. Pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, siç e theksoi edhe ministrja Balluku, autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë dhe do të jetë e dyta pas rrugës së Kombit që do të ketë qarkullimin me pagesë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sqaroi sot se pas hapjes së tenderit do të shihen kostot dhe tarifa më e leverdishme, ndërsa pranoi se ka një interes të shprehur nga një kompani indiane, por nuk do të ketë kufizim vetëm te kjo oferta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë