Treg

Autoriteti i Konkurrencës gjobiti 5 kompani vitin e shkuar. Arkëtoi 15.5 mld lekë

Nga Gazeta 'SI' - Në vitin 2023 Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 mld lekë nga gjobat e vendosura drejt subjekteve që nuk kanë respektuar ligjin për konkurrencën.

Sipas raportit vjetor 2023, AK ka hapur 23 hetime të thelluara gjatë vitit të shkuar dhe gjobiti vetëm 5 të tilla, ku konkludoi shkelje, Gega Oil, AIR BP Albania, AGNA, Info-Telecom dhe Tirana International Development.  Shumë nga çështjet e tjera janë ende nën hetim.

Autoriteti është paditur nga 12 kompani gjatë 2023-shit për shkak të hetimeve që ka kryer në këto subjekte dhe Gjykata ka rrëzuar 4, ka pranuar 2 dhe po shqyrton 6 të tjera.

Më herët, kreu i këtij Autoriteti, Denar Biba, përballë akuzave për mosreagim në tregjet ku ka abuzime, tha se dhe kur Komisioni i Konkurrencës vëren shkelje dhe vendos masë ndaj subjekteve shkelëse, Gjykata i rrëzon ato.

AK tregon në raport se gjatë 2023-shit, kanë ndodhur 76 transaksione midis ndërmarrjeve, apo siç njihen përqëndrime (blerje) nga të cilat 22 cilësohen si të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë