Lajme

Autoritetet rregullatore kundërshtojnë planet e Facebook me Libra

Autoritetet rregullatore nga SHBA, Britania, Bashkimi Evropian dhe katër qeveri të tjera i kanë kërkuar Facebook të përgjigjet në disa pyetje se si do t'i mbrojë të dhënat e përdoruesve. Rrjeti social nuk ka qenë në gjendje të përmbushë kërkesat e autoriteteve rregullatore në të kaluarën dhe nuk ka siguri se do të bëjë më mirën me Libra (monedha virtuale) shpreheshin në letrën e tyre drejtuar rrjetit social. Autoritetet duan të dinë që Libra do të ketë marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të dhëna personale, përfshirë transparencë dhe mjete adekuate për mbrojtjen e të dhënave personale me një grumbullim minimal informacioni. Gjithashtu duan të dinë nëse ata kompani që kanë për të përpunuar pagesat do tu përmbahen këtyre obligimeve dhe të aplikojnë të njëjtat standarde në vende të ndryshme.

Grupi pret përgjigje nga Facebook edhe pse nuk vendosi një afat. Rrjeti social në një mënyrë apo tjetër duhet të adresojë këto shqetësime. Politikanët kanë shkuar aq larg saqë të propozojnë ndalimin e përkohshëm për punës në Libra./neoadviser


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë