Ka ndodhur

Automatik e municion luftarak, arrestohet 51-vjeçari nga Durrësi

Policia e Durrësit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak.

Policia thotë se në pranga ka përfunduar 51-vjeçari D. R.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia i ka gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit D. R. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë