Lajme

Autobusi përplaset me një makinë në Tepelenë, 9 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë-Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe kanë dalë nga rruga. 9 persona janë plagosur, madje 2 prej tyre janë dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ishin në gjendje më të rëndë.
Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift të rinjsh nga fshati Toç i Tepelenës, Shqiponja Xhafa, 18 vjeç dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.
Në Spitalin e Traumës janë dërguar 18-vjeçarja dhe një prej pasagjerëve në minibus, Syrja Brahimi 54 vjeç.
Ndërkohë, të plagosurit e tjerë po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastrës. Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Emrat e plagosurve:
Endrikejd Kapa 17 vjeç
Shqiponja Xhafa 18 vjeç
Sokol Brahimi 26 vjeç
Syrja Brahimi 54 vjeç
Petrit Rapaj 56 vjeç
Hanko Mara 52 vjeç
Zergjin Sina 62 vjeç
Fatmir Selfaj 60 vjeç
Rober Aliko 54 vjeç

 

Më Shumë