Një i moshuar është përplasur nga një autobus në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:28 të paradites së sotme në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet.
Siç njofton policia, autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 77-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa, drejtuesi i autobusit, shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë, Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.