Lajme

Autobusi i Yzberishtit përplaset me murin e lavazhit (Video)

Një aksident i pazakontë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku një autobus një autobus i linjave urbane është përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘3 Dëshmorët’ në zonën e Yzberishtit. Pas përplasjes, autobusi është përplasur edhe me një mur lavazhi aty pranë.

Nga të dhënat e para dyshohet se disa pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë