Libra

Autobiografia e Britney Spears ‘thyen’ rekord, ndër kujtimet më të shitura të të famshmëve  

Libri i Britney Spears është cilësuar si një ‘shenjestër në arkë’. Autobiografia e yllit të pop-it, ‘The Woman in Me’, e publikuar më 24 tetor 2023 është bërë autobiografia numër 1 e të famshmëve në shitje, duke mposhtur edhe Princin Harry me ‘Spare’, libër i cili u publikua më herët në 2023 dhe zbuloi të fshehtat e Buckingham.

Vetë Britney njoftoi ndjekësit e saj, duke shkruar një postim në Instagram me kopertinën e librit:

“Po ndodh! Libri im është kujtimet më të shitura të të famshmëve në histori dhe është vetëm dita 1! Faleminderit fansave që më mbështetën kaq shumë! Ju dua të gjithëve”.

Këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears vjen me librin e saj të parë

Libri i saj autobiografik ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen që nga shkurti i vitit 2022, kur u njoftua për publikimin e tij dhe përmban shumë zbulime për jetën e saj të trazuar, që nga fëmijëria e deri tek kujdestaria e dhimbshme nga babai i saj.

Këngëtarja 41-vjeçare tani thellohet në marrëdhëniet e saj, martesat e dështuara dhe betejat e shëndetit mendor që ka luftuar gjatë gjithë këtyre viteve para kamerave.

Në vitet e para të ngjitjes së saj në karrierë, duke filluar në 1998 me publikimin e “Baby One More Time”, Britney dukej se i kishte të gjitha, por siç zbulojnë kujtimet, fshihej shumë më tepër se ajo që po ndodhte nën sipërfaqe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë