Lajme

Austria planifikon tatimin mbi fitimet e gjigantëve të internetit

Austria do të vendosë një taksë prej 3 përqind të fitimeve online të gjigandëve të internetit, të përcaktuar si kompani me shitje prej më shumë se 750 milionë euro (865 milionë dollarë) në vit, tha kancelari Sebastian Kurz të enjten.

Taksa do të jetë përveç një tatimi dixhital të planifikuar të Bashkimit Evropian, u tha Kurz gazetarëve në fillim të një takimi të qeverisë në periferi të Vjenës. Kancelari shtoi se asnjë kompani austriake nuk do të goditej nga taksat e reja, raporton Reuters. Qeveria në Vjenë ka përmendur Amazon dhe Facebook si kompani që do të duhet të paguajnë tatimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë