Futboll

Aulas: Kampionati spanjoll rinis, ne në Francë jemi idiotë

Jean-Michel Aulas ka qenë gjithnjë ndër më kundërshtuesit për ndalimin e parakohshëm të Ligue 1 dhe duke parë lajmin për rinisjen e ardhshme të La Liga, nuk ishte e habitshme të parashikoje tërbimin e tij: “Është paradoksale që një vend më i goditur nga Covid-19 si Spanja ka gjetur përgjigjet për të rinisur kampionatin ndërsa Franca jo. Liderët tanë kanë marrë pjesë në asamblenë e Federatave dhe kanë dalë me përgjigje të tjera: jemi vërtetë idiotë”.

Presidenti i Lion është i drejtpërdrejtë në intervistën e dhënë për L’Equipe: “UEFA kishte kërkuar durim, duke krijuar një protokoll sanitar që Franca as nuk i hodhi sytë. Ky është një skandal absolut”.

Aulas vazhdon betejën e tij kundër krerëve të Federatës franceze të futbollit dhe në fakt, nesër do të prezantojë ankimimin në Këshillin e Shtetit për anulimin e ndalimit të Ligue 1: me klasifikimin e sezonit aktual të ngrirë, Lion – në vendin e shtatë – ka mbetur jashtë kupave të ardhshme evropiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë